LAJMI I FUNDIT:

Fansi “i çmendur” nuk iu nda edhe pas ndërhyrjes së sigurimit, Bebe Rexha e merr me vete në skenë simpatizantin në Brazil

Fansi “i çmendur” nuk iu nda edhe pas ndërhyrjes së sigurimit, Bebe Rexha e merr me vete në skenë simpatizantin në Brazil
Bebe Rexha në Brazil (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers, në dy kontinentet amerikane.

Së fundmi, ajo ka performuar në Rio de Janiero të Brazilit, para mijëra fansave latinë.


Bebe Rexha shkund Rio de Janieron (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Teksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, diçka shumë e veçantë i ndodhi këngëtares shqiptare, e cila duket se po pritej me plot entuziazëm nga një fans.

E veshur kuq e zi, Bebe Rexha mahnit latinët duke kërcyer samba në Brazil
Lexo po ashtu E veshur kuq e zi, Bebe Rexha mahnit latinët duke kërcyer samba në Brazil

Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren.

Fansi nuk përmbahej gjatë takimit me Bebe Rexhën (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Të dua shumë”, ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha.

E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete.

Bebe Rexha e mori me vete në skenë fansin e saj, në Rio de Janiero (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të.

Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj “Say my name”, teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë duke iu falënderuar Perëndisë.

Për fansin e Bebe Rexhës, ky ishte një nga momentet më të veçanta të jetës së tij (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram, këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori