LAJMI I FUNDIT:

Fansat shokohen me ‘fytyrën e re’ të Madonnas në ‘Grammy Awards’

Fansat shokohen me ‘fytyrën e re’ të Madonnas në ‘Grammy Awards’

Madonna befasoi me fytyrën e saj tepër të lëmuar kur u ngjit në skenën e mbushur me yje si prezantuese në 65-të vjetorin e çmimeve “Grammy” në Los Angeles.

Mbretëresha e pop-it, 64 vjeçe, habiti turmën me pamjen e saj pa rrudha, ndërsa prezantoi Sam Smith dhe Kim Petras teksa po përgatiteshin të këndonin këngën e tyre të suksesshme, “Unholy”, e cila fitoi “Grammy” për performancën më të mirë “Pop Duo/Grupi” gjatë ceremonisë.


Krijuesja e hitit “Material Girl”, e cila kohët e fundit njoftoi turneun e saj të ardhshëm “The Celebration Tour”, dërgoi gjithashtu një mesazh të ngrohtë për ‘të gjithë rebelët e vegjël’ dhe deklaroi se ‘guximi i tyre nuk kalon pa u vënë re’ – por vëmendja shpejt shkoi te ‘fytyra e saj e panjohur’.

Ylli, e cila është edhe vetë fituese e shtatë çmimeve Grammy, u ngjit në skenën plot shkëlqim teksa mori rolin e prezantueses.

Ajo zgjodhi një pamje elegante për natën dhe veshi një xhaketë të zezë, së bashku me një fund të gjatë, të zi që përmbante një të çarë deri në kofshë në anën e djathtë.

Për të përshtatur më tej ‘look’-un e saj për natën e veçantë, Madonna shtoi një palë vathë në formë kryqi dhe shtoi një shumëllojshmëri unazash në gishta.

Grimi i saj ishte i shkëlqyeshëm dhe përbëhej nga vetulla të zeza dhe një hije vezulluese, ndërsa ajo shfaqte vetullat e saj të lyera  me të bardh. Ajo shtoi një nuancë nudo në buzët e saj për një prekje përfundimtare.

Disa fansa dolën në rrjetet sociale për të ndarë konfuzionin e tyre për paraqitjen e Madonnas në “Grammy 2023” .

Një fans shkroi: ‘Madonna duket “e rifreskuar”, ndërsa një tjetër shkroi: “Pra, tani po shikoj Grammy dhe Madonna nuk më duket aspak si Madonna”.

Një tjetër shkroi: “Madona duhet të ndalojë me operacionet plastike dhe të përqafojë procesin e plakjes. Ajo është pothuajse e panjohur në këtë pikë”.

Madonna ndër vite ka marrë disa reagime shqetësuese dhe kritika gjatë për fytyrën e saj “të çuditshme”.

Mjekët e kirurgëve plastikë i thanë më parë Page Six se besojnë se ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe “të tërhequr” lëkurën – mes injeksioneve të tjera.

Theksojmë që këngëtarja së fundmi njoftoi turneun e saj të ardhshëm “The Celebration Tour” muajin e kaluar në janar për të përkujtuar 40 vitet e saj të punës në industrinë e muzikës.

Koncertet do të nisin në Amerikën e Veriut më vonë këtë vit në korrik për të filluar turneun global në 35 qytete. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori