LAJMI I FUNDIT:

FAJTORE A E PAFAJSHME

FAJTORE A E PAFAJSHME

Poezi nga: Lyudmyla Diadchenko
Përktheu: Fadil Bajraj

Ne nuk kemi asgjë të përbashkët – kështu që ne nuk flasim,
Por as ne nuk e kundërshtojmë të vërtetën në heshtjen tonë.
Derisa krahët e rosës tunden zahmetshëm mbi det
Nuk na ka mbetur absolutisht asgjë për të qëlluar?
Fajtore a e pafajshme, bie shi, si qumështi në kafe;
Këtë do ta pijmë, dhe kupat do t’i thyejmë!
Të gjithë aeroplanët e mi do t’i merr qielli
Dhe të gjithë zërat e mëmëdheut tim do të heshtin.
Pavarësisht nëse fluturoj a jo, fjalët e gabuara më argëtojnë;
Kudo që do të qëndrosh, do t’ua dorëzosh atë qenve.
Nuk mund të ngresh dhimbjen, si bagazhin, me duart tua.
Mbaje brenda vetes, lidhu fort me të, përballoje.