LAJMI I FUNDIT:

Fabregas për vërshëllimat ndaj Messit: PSG nuk ka pasur kurrë asnjë lojtar të tillë në jetën e tyre

Fabregas për vërshëllimat ndaj Messit: PSG nuk ka pasur kurrë asnjë lojtar të tillë në jetën e tyre

Cesc Fabregas ka diskutuar fishkëllimat që ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, mori nga tifozët e Paris Saint-Germain pas eliminimit të tyre nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Messi u prit ashpër nga mbështetësit e klubit gjatë ndeshjes së parë të PSG-së në Ligue 1 pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve dhe mesfushori i Monacos mendon se një lojtar i nivelit të argjentinasit nuk e meriton këtë trajtim.

“Rasti i Leos është shumë i thjeshtë. Për mua, ai ka qenë më i miri që kam parë dhe luajtur me të. Ajo që kam parë prej tij ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Fabregas për Marca.

Tifozët e PSG-së 'gozhdojnë' Messin dhe Neymarin duke i vërshëllyer, Mbappen e duartrokasin
Lexo po ashtu Tifozët e PSG-së 'gozhdojnë' Messin dhe Neymarin duke i vërshëllyer, Mbappen e duartrokasin

Fabregas ka pasur trajtim të ngjashëm nga tifozët e Barcelonës në të kaluarën.

“Më kanë fishkëllyer në Camp Nou. E di se çfarë ndodhi me PSG-në. Tifozët duan të krijojnë një moment tensioni me lojtarët”.

“Gjatë ndeshjes ata të mbështesin, kur të këndojnë emrin tënd, perfekte, por ajo që pashë një ditë më parë, tallja kur Neymar humbi topin ose fishkëllima kur ata preknin topin, është shumë e shëmtuar”.

34-vjeçari e kupton se këta lojtarë fitojnë shumë dhe tifozët mund të zhgënjehen, por ai e mbështet Messin dhe beson se do të sjellë sukses në kryeqytetin francez.

“Ata justifikohen se paguhen shumë, humbën kundër Real Madridit, kjo është mirë, por a nuk donin të fitonin? Kjo është ajo që vjen e para”.

‘Si mund ta fishkëllesh më të mirin e të gjitha kohërave?’ – Henry në mbrojtje të Messit
Lexo po ashtu ‘Si mund ta fishkëllesh më të mirin e të gjitha kohërave?’ – Henry në mbrojtje të Messit

“Me PSG-në ata nuk kanë fituar ende asgjë për momentin, por me siguri do ta fitojnë ligën”.

“Ju po flisni për një lojtar si Messi që sapo ka ardhur. PSG nuk ka pasur kurrë një lojtar të tillë në jetën e tyre”.

“Është më mirë të jesh mirënjohës, ta mbështesësh dhe të mos e shtypësh. Këtë vit apo vitin tjetër, këta djem do t’ju sjellin momente të shkëlqyera”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori