LAJMI I FUNDIT:

Evra: Shembujt e mi janë Maldini, Zanetti dhe Giggsi

Evra: Shembujt e mi janë Maldini, Zanetti dhe Giggsi

Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra, ka insistuar se do të vazhdojë të luajë futboll edhe për shumë vjet tjera, si Paolo Maldini dhe Javier Zanetti.

Anësori francez, i cili së fundmi vazhdoi kontratën me kampionin italian, është duke e përfaqësuar Francën në Euro 2016.


Në një intervistë për Le Parisien, ish-anëtari i Manchester Unitedit ka thënë se Europiani nuk do të jetë gara e tij e fundit.

“Jo nuk është e fundit”, ka thënë Evra. “Jetoj në të tashmen. Të them se kjo është gara e fundit, jo, kjo nuk është e vërtetë”.

“Shembujt e mi janë Maldini, Zanetti dhe Giggsi, prandaj unë jam shumë i ri”.