LAJMI I FUNDIT:

Evra në fushë deri në moshën 40-vjeçare

Evra në fushë deri në moshën 40-vjeçare

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka pohuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli derisa të arrijë moshën 40-vjeçare.

34-vjeçari, i cili tani luan për Juventusin, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian si zgjidhja e parë e Francës për pozitën e mbrojtësit të majtë.


Evra beson se gjendja e tij e mirë fizike do t’ia mundësojë atij që të luajë edhe gjashtë vjet.

“Do të largohem nga ‘Gjelat’ kur nuk do të kenë nevojë për mua”, ka thënë Evra për L’Equipe. “Derisa luaj futboll, unë dua të luaj edhe për Francën. Unë dua të mbeten në top-formë”.

“Modelet e mia janë Javier Zanetti, Ryan Giggsi dhe Paolo Maldini. Ata u ndalën në moshën 40-vjeçare. Pra derisa të më mbajnë këmbët unë do të vrapoj”.