LAJMI I FUNDIT:

Evoluimi i dhjetë transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit ndër vite – nga Maradona deri te Griezmann

Evoluimi i dhjetë transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit ndër vite – nga Maradona deri te Griezmann

Transferimet si Eden Hazard, Joao Felix dhe Antoine Griezmann, janë në mesin e më të shtrenjtave në histori të futbollit.

Të gjithë këta futen në dhjetë transferimet më të shtrenjta, derisa Neymar e mban rekordin prej 222 milionë euro me kalimin nga Barcelona te Paris Saint-Germain, i ndjekur nga pas prej bashkëlojtarit të tij, Kylian Mbappe, prej Monacos te parisienët për 180 milionë euro.


Vitet e ‘80-ta: Diego Armando Maradona

Sulmuesi argjentinas e kishte thyer në at kohë rekordin e transferimeve, pasi e kishte kompletuar kalimin te Boca Juniors nga Argentino në vitin 1981 për 1.25 milion euro.

Maradona e theu sërish rekordin e tij me kalimin te Barcelona për tetë milionë euro, më pas për të kaluar te Napoli në vitin 1984, e që u quajt ‘Mbreti i Transferimeve’.

Olympiacos dhe Lajos Detari

Rekordi i Maradonas nuk do të thyej deri në vitin 1988, atëherë kur skuadra greke e kompletoi transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Olympiakos e transferoi Lajos Detarin për nëntë milionë euro nga Hungarian Eintracht, derisa kishte shpërthyer skandali për evazion fiskal në transferimin e tij.

Pjesa e parë e viteve ’90-ta: Serie A dominon futbollin

Juventusi e thyen rekordin në vitin 1992  me transferimin e Gianluca Viallit për 16.5 milionë euro. Transferimi i dytë ishte Oancev te Interi, i treti sërish ishte nga Nerazzurët me transferimin e Shalimov, derisa Milani bëri transferimin e tyre më të shtrenjtë me Papin që kaloi për 12 milionë euro.

Pjesa e dytë e viteve ’90-ta

Anglia më shumë vështirësi arrinte t’i kompletonte dy transferime: Stan Collymore te Liverpooli për 13 milionë euro në vitin 1995 dhe Alan Shearer te Newcastle për 21 milionë euro. Pjesa tjetër i takonte Italisë dhe Spanjës.

Serie A e mbylli shekullin me top dhjetë transferimet më të shtrenjta. Lazio pagoi për Vierin 29 milionë euro, Interi për Ronaldon 28 milionë euro, për Veronin 30 milionë euro dhe për Seedorfin 24 milionë euro. Parma ka paguar për Amorson 28 milionë, Roma për Montellan 25 milionë dhe Milani pagoi për Shevchenkon 23 milionë euro, për ta mbyllur top dhjetëshen.

Real Betisi i Manuel Ruis de Lopera bëri befasi në vitin 1998, pasi e transferuar Denilsonin nga Sao Paulo për 31.5 milionë euro.

Viti 2000: Real Madridi dhe galaktikët e tyre

Kalimi i Luis Fiogos nga Barcelona te Real Madridi bëri bujë të madhe në fillim të shekullit 21. Madrilenët paguan 60 milionë euro për ta marrë yllin portugez nga rivali i përbetuar i tyre. Nicolas Anelka u bë galaktiku i radhës, pasi në vitin 2001 e kompletoi kalimin për 30 milionë euro.

Real Madridi vazhdoi me transferime të mëdha, e që veçohet ai i Zinedine Zidanes në vitin 2002 për 77 milionë euro nga Juventusi.

2002 – 2005: Ndryshon tregu i transferimeve

Në këto tri vite, rrjedha e transferimeve kishte ndryshuar, me Chelsean që e transferoi Shevchenkon nga Milani për 47 milionë euro, i ndjekur nga pas prej Robuinhos që kaloi te Manchester City për 46 milionë euro.

Vitet e tjera thekson me transferimin rekord të Cristiano Ronaldos nga Manchester United te Real Madridi për 94 milionë euro, për t’u pasuar nga Neymari që kaloi për 103 milionë euro te Barcelona nga Santosi. Gareth Bale e kompletoi kalimin nga Tottenham Hotspuri te Los Blancos për 101 milionë.

2017: Sheikët e PSG-së dhe Neymari

Në vitin 2016, Paul Pogba u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kaloi u rikthye te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë euro.

Në verën e vitit 2017, PSG e theu rekordin e transferimeve, që vazhdon ende të qëndrojë. Sulmuesi brazilian u largua nga Barcelona për 222 milionë euro në drejtim të parkut të Princave.

Transferimet e shtrenjta u pasuan edhe nga Ousmane Dembele te Barca për 105 milionë euro, Romelu Lukaku nga Evertoni te Manchester Unitedi për 84.7 milionë euro dhe Virgil Van Dijk te Liverpooli për 84.65 milionë.

Në vitin 2018 sheikët e Parisit u rikthyen me transferimin e dytë më të shtrenjtë. Kylian Mbappe kaloi te kampioni i Ligue 1 për 180 milionë euro nga Monaco.

Në po atë verë, Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, për të kaluar te Juventusi për 112 milionë euro, për ta thyer rekordin e transferimeve në Serie A.

2019: Një 19-vjeçar që kushton 127 milionë euro

Kjo verë deri më tani ka sjellë tri transferime të shtrenjta. Eden Hazard kaloi te Los Blancos nga Chelsea për 110 milionë euro.

Joao Felix u transferua te Atletico Madrid për 127 milionë euro nga Benfica dhe Antoine Griezmann që u transferua me shumë vështirësi te Barcelona për 120 milionë euro nga El Cholchoneros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori