LAJMI I FUNDIT:

Evertoni ndal Liverpoolin në ‘Goodison Park’ – Ancelotti ishte i suksesshëm me taktikat e tij ndaj Jurgen Kloppit

Evertoni ndal Liverpoolin në ‘Goodison Park’ – Ancelotti ishte i suksesshëm me taktikat e tij ndaj Jurgen Kloppit
Everton - Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Evertoni ka arritur t’i marrë një pikë të artë në shtëpi ndaj Liverpoolit, pasi takimi në Goodison Park përfundoi pa gola, e që ishte ndeshja e parë për të dyja skuadrat që kur futbolli u ndërpre nga coronavirusi në mesin e muajit mars.

The Reds e filluan takimin me mjaftë nxitim, duke tentuar që të shënojnë herët, por vendasit nuk lejuan befasi.


Evertoni filloi të këndellje më pas dhe kishte dy shanse të mira me anë të Alex Iwobit dhe Richalsion, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Everton – Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Derisa pjesa e parë po shkonte drejtë përfundimit, Joel Matip kishte shansin që të shënonte me kokë, por që goditi jashtë portës.

Në 45 minutat e dytë, presioni i Liverpoolit ndaj Evertonit sa shkonte e rritej, e skuadra e Carlo Ancelotti qëndroi më e mbyllur.

Everton – Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Virgil Van Dijk kishte po ashtu në rast të mirë shënimi në minutën e 63-të, mirëpo goditja e tij me kokë ishte e pasaktë.

Më pas, Evertoni filloi të këndellej dhe rastin më të mirë në këtë takim e kishte fillimisht Dominic Calvert Lewin në minutën e 80-të, por nuk arriti të mposhtë Alisson Beckerin, ndërsa topi iu kthye Tom Davies, që goditi shtyllën vertikale.

Everton – Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Të dy skuadrat u vetëkënaqen me nga një pikë nga ky takim mjaftë i vështirë, e që kjo nuk i shkon përshtati Liverpoolit që kërkon të shpallet kampion sa më shpejtë.

Pas javës së 30-të Liverpooli është lider i padiskutueshëm me 30 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë Manchester City, gjersa Evertoni është në të 12-in me 38 sosh.

Në xhiron e 31-të, The Reds do të takohen me Crystal Palacen, një takim aspak i lehtë në letër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori