LAJMI I FUNDIT:

Evander Holyfield konfirmon bisedimet me Mike Tysonin për të zhvilluar super-trilogjinë

Evander Holyfield konfirmon bisedimet me Mike Tysonin për të zhvilluar super-trilogjinë

Një super-trilogji mes dy legjendave të boksit, Evander Holyfield dhe Mike Tyson, është shumë afër të realizohet.

Dy ikonat amerikane ka disa ditë që kanë filluar stërvitjet , në mënyre që të rikthehen në ring dhe të përballen me njëri tjetrin.

Në rast se arrihet marrëveshja, dy legjendat do të përballen për herë të tretë, pasi dy herë të tjera ishin përballur si profesionist.

Evander ka konfirmuar se skuadra e tij janë në bisedime me atë të Tysonit për të realizuar trilogjinë, por që do të ketë karakter bamirës.

“Njerëzit e tij kanë biseduar me të mit për një marrëveshje e cila ende nuk është arritur, por është në atë rrugë”, ka thënë Holyfield.

“Nëse ndodh, atëherë nuk do të kishte problem. Kur u kam treguar të afërmve të mi, ata u gëzuan që mund të na shikojnë sërish në aksion, por ende nuk kemi asgjë të konfirmuar”.

“Por, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të punojmë që të ndodhë”, ka shtuar ai  më tej duke qeshur.

Holyfield dhe Tyson duket se do t’i gëzojnë tifozët e tyre me këtë përballje, pasi tashmë thuhet se kanë filluar përgatitjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori