Eva Longoria shkëlqen në eventin e LACMA, bashkë me Paris Hilton dhe Heidi Klum

Eva Longoria tërhoqi vëmendjen me një fustan plot xixa ngjyrë vjollcë gjatë pjesëmarrjes në galanë e hapjes së Galerive David Geffen në LACMA, të mbajtur të enjten në Los Angeles.
Në vend të tapetit tradicional të kuq, yjet pozuan në trotuarin e sheshit të muzeut, duke i dhënë eventit një atmosferë më ndryshe dhe moderne.
Aktorja u shfaq elegante me një fustan pa rripa dhe me thekë, të cilin e kombinoi me një varëse diamanti dhe taka nude me majë të hapur, shkruan DailyMail.

LACMA ka edhe një domethënie të veçantë për Longorian, pasi pikërisht aty ajo u njoh me bashkëshortin e saj Jose Baston në vitin 2013. Çifti, prindër të djalit Santiago, pritet të festojë së shpejti 10-vjetorin e martesës.
Në të njëjtin event shkëlqeu edhe Paris Hilton, e cila zgjodhi një fustan të zi me xixa dhe një mëngë, të shoqëruar me shumë aksesorë.

Ajo u shfaq në një mbrëmje romantike me bashkëshortin Carter Reum, ndërsa familjarë të saj bënë gjithashtu një paraqitje të rrallë publike.
Ndërkohë, Heidi Klum tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të guximshme, duke veshur një fustan transparent rrjetë të kombinuar me një veshje të zezë poshtë dhe një xhaketë me lesh artificial.
Në event ajo u shoqërua nga djali i saj 20-vjeçar, modeli Henry Samuel, i cili u shfaq me një kostum të zi elegant. /Telegrafi/


































































