LAJMI I FUNDIT:

eSports afër inkuadrimit si sport olimpik – IOC ka dërguar vëzhgues në kampionatet e tyre

eSports afër inkuadrimit si sport olimpik – IOC ka dërguar vëzhgues në kampionatet e tyre

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të përshpejtojë eksplorimin e tyre për eSports duke dërguar një vëzhgues në ngjarjet e lojërave që po pilotohen në Lojërat e ardhshme të “Commonëealth” në Birmingham.

Sportsmail zbuloi në shkurt se ishte arritur një marrëveshje që Kampionatet e Commonwealth Esport të zhvillohen së bashku me lojërat si një ngjarje demonstruese në 6-7 gusht, me potencialin që disiplinat e sporteve t’i bashkohen programit të plotë të medaljeve në vitin 2026.


Këto zhvillime kanë nxitur polemika midis tradicionalistëve, por audienca e madhe dhe e re e tërhequr nga lojërat e ka bërë atë një propozim bindës për organet kryesore sportive, që përfshin Olimpiadën.

Të gjitha lajmet nga eSports
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Ndërsa IOC nuk ka dhënë asnjë tregues se kur, ose nëse, eSports mund të bëhen pjesë e një programi të lojërave, ato duket se po shkojnë drejt këtij drejtimi.

Duke marrë parasysh audiencën në rritje, Lojërat Olimpike verore dhe dimërore, IOC nuk e ka fshehur tërheqjen e tyre ndaj numrave të gjeneruar nga sportet elektronike – vlerësohet se 500 milionë në mbarë botën do të shikojnë eSporte këtë vit, kryesisht të moshës më të re se 34 vjeç, në një industri me një vlerë prej vetëm 1 miliard euro në vit – dhe tashmë kanë organizuar dy samite në vitet e fundit për të shqyrtuar më nga afër përputhshmërinë e pjesëve të tyre.

Përpara Lojërave Olimpike të Tokios, IOC nisi Seritë Olimpike Virtuale, të cilat panë gara virtuale rreth bejsbollit, çiklizmit, kanotazhit, lundrimit dhe motorsportit. Dihet se interesi i tyre për e-sportet përqendrohet kryesisht në atë model, bazuar në pjesëmarrjen virtuale të sporteve tradicionale, në krahasim me fillesat më të njohura të lojërave, pa dëshirën për të konsideruar lojëra që promovojnë dhunën jashtë arteve marciale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori