LAJMI I FUNDIT:

“Është mirë të jesh në shtëpi”, thotë astronauti amerikan i cili qëndroi 371 ditë në hapësirë

“Është mirë të jesh në shtëpi”, thotë astronauti amerikan i cili qëndroi 371 ditë në hapësirë

Astronauti amerikan Frank Rubio, i cili theu rekordin për fluturimin më të gjatë të vazhdueshëm në hapësirë nga një amerikan, “aterruan” në Kazakistan të mërkurën pas më shumë se një viti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Misioni i astronautit Frank Rubio dhe kolegëve të tij kozmonautë, Sergey Prokopyev dhe Dmitry Petelin ishte planifikuar të zgjaste gjashtë muaj, por një rrjedhje në kapsulën e tyre i detyroi ata të prisnin për një anije kozmike zëvendësuese.


Ndërsa të mërkurën, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kapsulës së tyre Soyuz MS-23 iu deshën rreth tri orë e gjysmë për të zbritur në Tokë, duke u ulur në juglindje të qytetit të Zhezqazghan.

“Është mirë të jesh në shtëpi”, citohet të ketë thënë Rubio, 47 vjeç, duke buzëqeshur.

Më 11 shtator, Rubio tejkaloi rekordin e mëparshëm të NASA-s prej 355 ditësh radhazi në hapësirë, të vendosur nga astronauti amerikan tashmë në pension Mark Vande Hei. Rubio është gjithashtu amerikani i parë që kalon një vit të plotë në hapësirë.

Duke folur me gazetarët nga orbita tetë ditë para kthimit të tij në Tokë, Rubio tha se ndoshta do të kishte refuzuar atë që u bë fluturimi i tij i parë në hapësirë, nëse do ta dinte paraprakisht se misioni do të vazhdonte për të paktën një vit.

Rubio, i martuar dhe që ka katër fëmijë, përmendi obligimet familjare, por në fund tha se ndihej i nderuar dhe e mori me qetësi vazhdimin e misionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori