LAJMI I FUNDIT:

Erjon Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” grupit Elita 5

Erjon Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” grupit Elita 5

Grupi legjendar i rokut “Elita” 5 do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira.

Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që do t’u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura.


Kryebashkiaku tha se “Elita 5” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re, në një kohë kur Shqipëria ende nuk e dinte se përtej kufijve të saj ekziston edhe një botë tjetër.

“Jo se kohët janë më të vështira se ç’kanë qenë, por për të treguar edhe pak bujari, Çelësin e Qytetit mund ta rezervojmë vetëm për miq të veçantë, që vijnë pa trokitur, që vijnë në çdo orë të ditës dhe të natës, që janë si në shtëpinë e tyre. “Elita 5” na ka ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na ka hapur një dritare në botë, në një moment kur Shqipëria ende nuk e kishte njohur që përtej Adriatikut kishte një botë tjetër”, theksoi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se përmes muzikës së tyre në këto 3 dekada, grupi legjendar i rokut na ka kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa ato që na ndajnë. “Ju falenderoj me gjithë zemër, jo vetëm që keni vendosur të festoni përvjetorin në Tiranë, por edhe se nuk jeni lodhur duke na kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Muzika është një prej tyre, rebelimi po ashtu, të mospajtuarit me disa realitete është një prej tyre”, deklaroi Veliaj.

Në emër të grupit “Elita 5”, vokalisti Arif Zyberi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e organizimit të këtij koncerti në këtë vit jubilar për ta. Ai tha se marrja e “Çelësit të Qytetit’ është çmimi më i lartë që grupi “Elita 5” ka marrë deri më sot, që i bën të ndjehen qytetarë të Tiranës.

“Ju jam shumë mirënjohës, në emër të të gjithë grupit, dhe mezi pres për një koncert fantastik. Shumë faleminderit kryetar dhe stafit tuaj për gjithë këto punë që keni bërë për grupin “Elita 5”. Ky është një çmim shumë i madh, me të vërtetë çmimi më i lartë që grupi “Elita 5”, ka marrë deri më sot dhe prej sot do të ndihemi si qytetarë të Tiranës, pasi kemi çelësin. Shumë faleminderit që na keni kujtuar, që na keni përkrahur dhe që na prisni çdo herë me pozitivitet e optimizëm kur vijmë në Tiranë. Do të kishim dëshirë që t’ju kemi edhe ne në Tetovë, si mysafir i “Elita 5””, tha vokalisti i grupit, Arif Zyberi. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori