LAJMI I FUNDIT:

Erdoganit të veshur si ushtar i këndon Ibrahim Tatlises

Erdoganit të veshur si ushtar i këndon Ibrahim Tatlises

Është ndër herët e rralla kur këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, këndoi që mbas plagosjes së tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar pranë presidentit turk, Recep Tayp Erdogan, në praninë e shumë yjeve të tjerë.


E veçanta e kësaj mbledhja ka qenë mbështetja e dhënë ndaj ushtarëve turq që po luftojnë kundër rebelëve kurd në Afrin të Sirisë.

Ndërkohë, presidenti turk shfaqet në këtë video teksa shijon muzikën i veshur në rroba të ushtrisë ndërsa përkrah tij është edhe këngëtarja Sibel Can.

“Sot me Presidentin e Republikës së Turqisë, Gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm dhe artistet tonë kemi vizituar ushtarët në Reyhanlı”, ka shkruar ndër të tjerash Taslises.

Ndryshe, këngëtari vite më parë ishte plagosur me armë zjarri në kokë, e cila gjë ka bërë që t’i paralizohet krahu i majtë ndërsa ka edhe vështirësi në ecje dhe të flas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori