LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefit i refuzohet viza për në Amerikë, humb koncertin në New York

Era Istrefit i refuzohet viza për në Amerikë, humb koncertin në New York
Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ishte paraparë të këndonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo për fat të keq ajo nuk do të jetë për kohë për koncertin e festës, për shkak të refuzimit të vizës.


Nëpërmjet një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Live it Up” i ka njoftuar fansat e saj për mungesën e saj në këtë koncert, duke kërkuar paraprakisht falje.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar Era në InstaStory.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja Istrefi përndryshe ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në tregun vendor të muzikës.

Ajo ka publikuar një sërë projektesh muzikore solo dhe disa bashkëpunime, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori