Era Istrefi fascinon të gjithë

Era, e cila shihet duke kënduar këngën “Swim Good” në videon e re, shfaqet me një zë unik, ashtu sikurse harmonik, duke magjepsur dhe duke lënë pa fjalë edhe analistët dhe ekspertët më radikalë të muzikës.
Këngëtarja e re, e cila pritet që të shkëlqejë, pasi konsiderohet po ashtu si një prej femrave më të bukura në Prishtinë, ka marrë menjëherë një breshëri komentesh pozitive nga adhuruesit në internet.
“Era, mësoje Norën se çka është muzika”, ishte vetëm një prej shumë komenteve të bëra nga adhuruesit shqiptarë të muzikës në internet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/08/2012






















































