LAJMI I FUNDIT:

Enzo Fernandez jep një përgjigje të prerë ndaj thashethemeve për transferim tek Barcelona

Enzo Fernandez jep një përgjigje të prerë ndaj thashethemeve për transferim tek Barcelona

Enzo Fernandez ka pretenduar se ai nuk dëshiron të largohet nga Chelsea pas thashethemeve që qarkulluan se mesfushori është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës.

23-vjeçari i cili u transferua në Londër nga Benfica për shumën e 105 milionë eurove janarin e kaluar, raportohet se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge”.


Është thënë se Fernandez do të pranonte një largim diku tjetër dhe Barcelona po shihej si një destinacion potencial për reprezentuesin argjentinas, ani pse ai ka edhe tetë vite të mbetura në kontratën e tij me Chelsean.

Tani, Fernandez i ka dhënë fund këtyre thashethemeve, duke thënë se nuk planifikon largimin nga “Blutë e Londrës”.

“Unë nuk dua të largohem nga Chelsea. Unë ndihem shumë mirë këtu me bashkëlojtarët e mi dhe stafin e trajnerëve që nga dita e parë kur kam ardhur. Njerëzit në klub po më trajtojnë mua mirë dhe unë jam mirënjohës për këtë”, ka thënë Fernandez.

“Unë do të vazhdojë këtu deri në momentin kur ata duan që të largohem. Nuk e di se nga erdhën këto thashetheme, ato u shfaqën në rrjetet sociale. Unë i mohoj totalisht ato”, u shpreh ai.

Lidhet me një largim nga Chelsea, reagon agjenti i Enzos
Lexo po ashtu Lidhet me një largim nga Chelsea, reagon agjenti i Enzos

Kjo deklaratë e Fernandez vjen vetëm disa ditë pasi agjenti i tij Uriel Perez, kishte konfirmuar se ish-mesfushori i River Plates nuk është duke planifikuar që të largohet nga Anglia.

“Që të dy, Enzo dhe unë jemi shumë të qartë se çfarë projekti është, i cili më është transmetuar mua në ditën e finales së Kupës së Botës”, kishte thënë Perez për ESPN javën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori