LAJMI I FUNDIT:

Enigma e PSG-së po plotësohet: Neymar, Messi, Mbappe, Ramos, Keylor…

Enigma e PSG-së po plotësohet: Neymar, Messi, Mbappe, Ramos, Keylor…

Christophe Galtier ka bërë një hyrje të fortë në “Parc des Princes”, duke treguar se ai ka një plan mjaft konkret se si të forcojë Paris Saint-Germain dhe t’i bëjë ata një forcë më të qëndrueshme për të ecur përpara.

Përpara ndeshjes së tij të parë në krye të kampionëve francez, Galtier ishte i shpejtë për të vënë në dukje se çfarë përfshinte plani i tij. Ai ka thënë se askush nuk do të jetë mbi skuadrën.


Pra, enigma rreth PSG-së ka filluar të zbulohet… edhe pse disa pjesë janë ende pa pasqyrë të qartë.

3-4-1-2 i tij

4-4-2 ishte i panegociueshëm për Galtier në St-Etienne, Lille dhe Nice . Gjithçka ndryshoi kur ai mbërriti në Paris.

Tre qendërmbrojtës kanë qenë ata të përdorur nga Galtier në miqësoret kundër Quevilly (2-0) dhe Kawasaki Frontale (2-1). Në hapjen e turneut në Japoni, për më tepër, ai luajti një 11-she që duket si formacioni më i fortë fillestare.

“Ne do ta përdorim këtë sistem këtë sezon. Kemi luajtur dy ndeshje me të dhe po ashtu punojmë çdo ditë në stërvitje. Duhet një kohë për përshtatje”, ka thënë trajneri francez.

Si do të përshtaten Neymar dhe Lionel Messi së bashku

Me Kylian Mbappe që ka rinovuar deri në vitin 2025 dhe si udhëheqës i projektit, Galtier tani po akomodon Messin dhe Neymarin në sulmin e tij.

“Si mund të mos llogaris tek ai [Neymar]? Ai është një futbollist i klasit botëror”.

“Duhet të kesh një balancë, por unë e kam të qartë se çfarë dua prej tij dhe jam i sigurt se ai do të qëndrojë”, kishte dekluar Galtier.

Integrimi i Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi spanjoll ka nisur dy ndeshjet e para parasezonale të PSG-së. Ramos la luajtur në krahun e djathtë me tre mbrojtës, Marquinhos zë vend në qendër, ndërsa Diallo dhe Kimpembe në të majtë.  Ramos ka qenë i rëndësishëm… madje ka shënuar një penallti kundër Quevilly!

Pasi ka tejkaluar lëndimet e tij, ish-lojtari i Real Madridit po përshtatet me një sistem që është i ri për të. Ai dëshiron të jetë titullar dhe lojtar i rëndësishëm këtë sezon në Paris.

Kush do të jetë portieri i parë?

Galtier e ka gjetur veten me të njëjtin ‘problem’ si Pochettino: kush do të jetë në portë? Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas janë sërish në garë për të qenë portieri titullar.

“Më duhet të flas me të dy. Mund të ketë një ‘1’ dhe një ‘2’ dhe të ndryshojë gjatë gjithë sezonit”.

Deri më tani, në dy miqësoret, Donnarumma ka nisur pjesën e dytë kundër Quevilly dhe Sergio Rico pjesën e dytë kundër Kaëasaki Frontale. Në miqësoren e radhës kundër Urawa Red Diamonds, Navas do të marrë pjesën e minutave, sipas trajnerit.

Nënshkrimet dhe largimet

Ka shumë lëvizje në PSG. Luis Campos po kalon një verë të ngarkuar në frontin sportiv. Nënshkrimeve të Vitinhas, Nuno Mendes dhe Hugo Ekitike së shpejti mund t’i bashkohen Nordi Mukiele, Renato Sanches dhe Milan Skriniar.

Për sa i përket largimeve, Alphonse Areola ka nënshkruar për West Ham United ndërsa Angel Di Maria, Colin Dagba dhe Xavi Simons janë larguar gjithashtu.

Ander Herrera, Leandro Paredes, Julian Draxler, Mauro Icardi, Layvin Kurzaëa dhe Georginio Wijnaldum janë gjithashtu kandidatë për t’u larguar sipas L’Equipe./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori