LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shijojnë pushimet në Tajlandë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shijojnë pushimet në Tajlandë
Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë vendosur që javët e para të janarit t’i shijojnë në një kontinent të largët.

Dyshja të cilët janë në lidhje dashurie tash e sa vite, kanë shkuar në Tajlandë për të shijuar disa ditë të mira pushimi së bashku.


Ata janë shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave kanë ndarë me fansat disa imazhe të këndshme duke treguar momentet e ëmbla që po kalojnë së bashku.

Ishte fillimisht Eni, ajo e cila publikoi disa fotografi ku shfaqej me bikini, ndërsa vinte në pah format e saj trupore.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

Ndërkohë që edhe Genci vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë një fotografi, ku shfaqej bashkë me Enin duke shëtitur në xhungël.

View this post on Instagram

In the Jungle

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on Jan 14, 2019 at 2:17am PST

Dyshja kanë hipur mbi një elefant, teksa dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për harmoninë mes tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Live Love Laugh🙌 #oplabiparty2019

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on Dec 28, 2018 at 12:51pm PST