LAJMI I FUNDIT:

Eneda Tarifa realizon set fotografik për Eurovizion (Foto)

Eneda Tarifa realizon set fotografik për Eurovizion (Foto)

Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa ka realizuar koleksionin e fotove për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotot e para të këtij koleksioni, të cilat ka thënë se janë ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen.


“Me shumë dashuri ju prezantoj copëzën e parë të një koleksioni fotosh përrallë, si vetë natyra e vendit tonë. Një ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen. Një punë e mrekullueshme dhe një eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë diku në një vend tjetër me po të njëjtët bashkëpunëtorë”, ka shkruar ajo.

Shqipëria në këtë vit do të përfaqësohet në Eurosong me këngën “Përrallë” nga Eneda Tarifa.

20160307122545981
20160307122553202