LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj reagon pasi Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit: Shokuese, ju thash kur erdha që të votoni shqiptarët

Emina Çunmulaj reagon pasi Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit: Shokuese, ju thash kur erdha që të votoni shqiptarët

Ditën e djeshme (e martë), kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet, duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

Nik Gjeloshaj, përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar këtë veprim, duke shtuar se do ta kundërshtojnë atë me forcë.


Tutje, Gjeloshaj ka potencuar edhe se Qeveria e Malit të Zi ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën e Tuzit, ndonëse mjetet i takojnë sipas ligjit.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çunmulaj, përmes një video të shpërndarë në InstaStory, ka shkruar se ajo e kishte potencuar vet kur kishte ardhur enkas nga Amerika për të votuar në zgjedhjet në Mal të Zi, që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”, ka shkruar Emina.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Modelja shqiptare përndryshe ishte shprehur shumë entuziaste në Zgjedhjet Parlamentare të 31 gushtit në Mal të Zi, kur kishte ardhur për të votuar.

“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’”, ishte shprehur ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori