LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski tregon sërish mbështetje publike për Amber Heardin: Po bëhet e frikshme të jesh grua

Emily Ratajkowski tregon sërish mbështetje publike për Amber Heardin: Po bëhet e frikshme të jesh grua

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është “më e frikshme të jesh grua” në vitin 2022.

Heard ka qenë subjekt i kritikave masive në mediat sociale si rezultat i betejës së saj në gjykatë publike me ish-bashkëshortin Johnny Depp.


Pas një gjyqi për shpifje në Virxhinia, një juri në qershor i dha Depp 15 milionë dollarë si dëmshpërblim, teksa Heard, mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Foto: Getty

Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshëm që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video e saj e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.

Gjatë fundjavës, modelja ndau një video prej gjashtë sekondash me mbishkrimin shoqërues: “Është viti 2022 dhe po bëhet edhe më e frikshme të jesh grua”.

Brenda klipit, ajo sinkronizon buzët dhe shkruan në ekran se “Unë nuk kam frikë nga luanët dhe tigrat dhe arinjtë”, përpara se të ndajë një listë të asaj që ajo ka frikë.

Foto: Getty Images

“Roe kundër Wade po përmbyset, Harvey po merr një apel, turneu Shia’s Redemption Tour, mënyra se si të gjithë e tërhoqët zvarrë Amber dhe precedenti që u krijua ajo çështje gjyqësore,” shkroi Ratajkowski.

Në qershor, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin Roe kundër Wade, e cila më parë kishte legalizuar abortin në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972.

Dy fakte të tjera që vë në dukje modelja britanike janë çështja e zhurmshme e producentit të filmit Harvey Weinstein, i cili mund të lirohet nga burgu pasi iu pranua kjo mundësi nga Gjykata e Apelit të Nwe Yorkut pas një skandali të sjelljes së keqe seksuale në mjedisin e punës.

@emrataits 2022 and its getting even SCARIER to be a woman♬ original sound – ʚ ᵛᵅⁿⁿⁱᵉ ɞ

Klipi iu referua gjithashtu aktorit Shia LaBeouf, i cili ka një padi seksuale dhe sulm të ngritur kundër tij nga këngëtarja dhe ish e dashura FKA Twigs, me një gjyq të caktuar për prillin e ardhshëm.

Referenca përfundimtare e Ratajkowski-t ka të bëjë me gjyqin e shpifjes së Depp dhe Heard të publikuar shumë. Depp e paditi Heardin pasi ajo deklaroi se ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje në një shkrim të Washington Post të vitit 2018 (Depp nuk përmendej në artikull). Gjatë periudhës së gjyqit, Heard ishte subjekt i një reagimi të jashtëzakonshëm në internet.

Shumica e komenteve në videon e Ratajkowskit ishin nga mbështetësit pro-Heard të cilët duartrokitën modelen që foli publikisht.

Të gjitha lajmet nga Emily Ratajkowski
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emily Ratajkowski

Në Twitter, video dhe deklaratat e Ratajkowski u shpërndanë gjithashtu, megjithëse shumë njerëz ishin kritikë ndaj qëndrimit të saj pro Heard. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori