LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski falënderon fansat për urimet dhe dashurinë, ndërsa festoi ditëlindjen e 29-të në shtëpinë e saj në Los Angeles

Emily Ratajkowski falënderon fansat për urimet dhe dashurinë, ndërsa festoi ditëlindjen e 29-të në shtëpinë e saj në Los Angeles

Emily Ratajkowski festoi ditëlindjen e saj të 29-të në Los Angeles të dielën.

Dhe një ditë më vonë, modelja shkoi në Instagram për të falënderuar disa prej 26.5 milionë ndjekësve të saj që ndanë urimet e tyre në ditën e saj të madhe.


“Faleminderit të gjithëve për dashurinë për ditëlindjen time”, thotë ajo në një fotografi ku tregon buqetën me lule, teksa ishte e veshur në një këmishë të bardhë.

Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Ajo dukej se ishte ulur në një shtrat në dhomën e ndenjes në shtëpinë e saj në Los Angeles që e ndan me burrin Sebastian Bear-McClard.

Emily Ratajkowski dhe partneri i saj, Sebastian Bear - McClard fotografohen gjatë protestës në Los Angeles
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski dhe partneri i saj, Sebastian Bear - McClard fotografohen gjatë protestës në Los Angeles

Duke u ndjerë argëtuese dhe e lumtur, Ratajkowski ndau gjithashtu disa video të tjera në të cilat u shfaq me disa filtera të rrjetit social, ‘Snapchat’.

Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Ratajkowski dhe Bear-McClard kanë qenë të karantinuar në Los Angeles mes pandemisë së coronavirusit.

Çifti që atëherë kanë dalë në rrugë në një numër rastesh në mbështetje të lëvizjes “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis.

Ajo ka përdorur gjithashtu platformat e saj në mediat sociale për të çuar më tej thirrjen për ndryshime kur bëhet fjalë për brutalitetin e policisë, racizmin dhe barazinë. /Telegrafi/

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj (Foto: Instagram)