LAJMI I FUNDIT:

Emery me rekord të madh në Ligën e Evropës

Emery me rekord të madh në Ligën e Evropës

Unai Emery vazhdon të thyej rekorde individuale në garën e dytë më të madhe ekipore evropiane, Ligën e Evropës.

Trajneri i Arsenalit ka vazhduar dominimin e tyre në Ligën e Evropës në ndeshjen e tij të parë si trajneri i skuadrës londineze, duke marrë edhe rekorde.


Me fitoren 4-2 të Arsenalit ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas, Emery ka shënuar fitoren e 32-të në karrierë në Ligën e Evropës.

Arsenali fiton me lehtësi ndeshjen e parë në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Arsenali fiton me lehtësi ndeshjen e parë në Ligën e Evropës

Me këtë fitore, Emery bëhet trajneri me më së shumti fitore në këtë garë.

Trajneri spanjoll njihet si trajner i kësaj gare pasi ka pasur sukses të madh me Sevillën.

Si trajneri i Sevillas, Emery ka fituar tre trofe të Ligës së Evropës, nga viti 2013 deri në 2016.

Arsenal 4-2 Vorskla, nota e Dallkut dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Arsenal 4-2 Vorskla, nota e Dallkut dhe të tjerëve

Në vitin pasuese trajneri spanjoll mori drejtimin e Paris Saint-Germain, por pa arritur të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare.

megjithatë, tani si trajner i Arsenalit, Emery synon ta përsërit të njëjtën gjë, ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/