LAJMI I FUNDIT:

Emery kërkon më shumë nga Ozil

Emery kërkon më shumë nga Ozil

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka shprehur dëshirën e tij për ngritje të performancave të Mesut Ozil.

Tekniku i Arsenalit beson se Ozil duhet të jetë më kërkues në lojën e tij pasi dështoi të impresiononte në humbjen nga Manchester City.


Ozil sipas Emeryt është shumë i rëndësishëm dhe impakti i tij te ekipi është i madh.’

“Pozicionimi, mënyra si ka luajtur Ozil gjatë gjithë karrierës së tij, Ozil gjithnjë ka krijuar”.

“Është e qartë se ai duhe të ketë më shumë topin dhe të ketë më shumë mundësi të sulmojë. Ai duhet ta bëjë këtë në secilën ndeshje, të jetë më kërkues”, u shpreh Emery.

Arsenali përballet me Chelsean në Stamford Bridge nga ora 18:30. /Telegrafi/