LAJMI I FUNDIT:

Elton John fton publikun në skenë, por pastaj nuk i duron – i shan disa fansa dhe largohet nga skena

Elton John fton publikun në skenë, por pastaj nuk i duron – i shan disa fansa dhe largohet nga skena
(Foto: Getty Images)

Elton John ditë më parë ka mbajtur një koncert në Las Vegas, ku gjërat nuk shkuan ashtu siç e kishte planifikuar.

Derisa ishte duke e kënduar këngën “Saturday Night’s Alright For Fighting”, kantautori i famshëm e ftoi publikun në skenë, mirëpo shumë shpejt u pendua për atë që bëri.

Disa prej fansave që ndodheshin pranë tij ishin përpjekur ta preknin dhe t’i afroheshin gjatë kohës sa ai luante në piano dhe këndonte.

(Foto: Getty Images)

Në një video të publikuar nga TMZ, shihet John duke sharë në disa raste, ndërsa në fund çohet dhe largohet nga skena, ndërsa pastaj ndalen edhe dritat.

Elton John tërhiqet nga skena muzikore
Lexo po ashtu Elton John tërhiqet nga skena muzikore

Publiku kishte menduar se kishte përfunduar koncerti, mirëpo pas disa minutash 70-vjeçari është kthyer dhe është ulur në piano.

“Nuk do të ngjiteni më në skenë pas këngës ‘Saturday Night’. E prishët”, u ka thënë ai dhe ka vazhduar me këngët e tij.

Publiku i ka pritur me duartrokitje dhe brohoritje fjalët e tij dhe pastaj të gjithë e kënduan këngën “Circle Of Life”.

Koncerti në Las Vegas është mbajtur në kuadër të turneut të tij botëror, ‘Yellow Brick Road’, i cili do të mbarojë në vitin 2020, kur edhe Elton John do të pensionohet nga muzika. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori