LAJMI I FUNDIT:

Eliza Hoxha në hall me studentet që nuk i largojnë mbeturinat, madje dhe e kërcënojnë

Eliza Hoxha në hall me studentet që nuk i largojnë mbeturinat, madje dhe e kërcënojnë
Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja Eliza Hoxha ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo vazhdon jetën e përditshme në profesionin e saj si arkitekte dhe ligjëruese në UP, ndërsa është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.


Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj një shqetësim që ka të bëjë me disa nga fqinjët që ka pranë banesës së saj.

Bëhet fjalë për disa studente, të cilat jetojnë në apartamentin ngjitur me Elizën, e të cilat mesa duket nuk janë aq të kujdesshme me mbeturinat.

Eliza ka publikuar një fotografi të thesit me mbeturina të lënë nga studentet në korridorin e banesës, me ç’rast thesi ka shkaktuar një aromë të keqe për të gjithë ata që kalojnë aty.

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja dhe arkitektja shkruan në mbishkrimin e fotografisë se është munduar t’i ndërgjegjësojë studentet, mirëpo ka qenë e pamundur, pasi të njëjtat e kanë kërcënuar edhe me lajmërim në polici për shqetësim ndaj tyre.

“Pershendetje nga banesa nr.17 me berlloge e arome “te kandshme”. Ketu jetojne nja 3/4 vajza te reja – studente te bukura njera nga te cilat para do kohe kur i trokita ne dere per pune te berllogut qe mos me e lane ne hyrje – me tha kam me lajmeru policine per shqetesim – me demek nga une… Ato vazhdojne me lane berllogun te dera e tyre ne hyrje e une po vazhdoje mu permbajt mos me ju trokite ma ne dere ketyre berllogxhikeve te bukura. Keshtu qe po e ndaje me juve kete pamje qe nuk eshte rast unik vetem i hyrjes ku jetoj une-fatkeqsisht Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane”, janë fjalët e Eliza Hoxhës në Instagram. /Telegrafi/

Foto: SC/Eliza Hoxha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori