LAJMI I FUNDIT:

Eliminimi nga Ludogorets dhe përballja me Larnen, Lindon Emërllahu i bindur se Ballkani mund ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar

Eliminimi nga Ludogorets dhe përballja me Larnen, Lindon Emërllahu i bindur se Ballkani mund ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar

Ballkani do të përballet me skuadrën irlandeze Larne në kuadër të rrethit të dytë të garës së tretë evropiane për klube, Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës pas eliminimit nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve do të ketë punë tani në Ligën e Konferencës, ku qëllimi është të kaloj këtë rreth.


Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori i talentuar i Ballkanit, Lindon Emërllahu flet për të gjitha, eliminimit nga Ludogorets, përgatitjet për përballjen me Larnen, objektivat e klubit dhe të ardhmen e tij.

Emërllahu fillimisht ka thënë se janë përgatitur mirë për përballjen e parë me Larnen, ku kanë analizuar kundërshtarin dhe i dinë pikat e dobëta dhe të forta të tyre.

“Jemi përgatitur për ndeshjen kundër Larnes dhe kemi vijuar me stërvitje këto ditë mjaftë mirë. Gjithashtu kemi analizuar kundërshtarin dhe i kemi parë cilat janë pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Bëhet fjalë për një skuadër të mirë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë në asnjë moment, por t’i qasemi lojës me seriozitetin më të madh”, tha fillimisht Emërllahu për Telegrafin.

Tutje Emërllahu flet edhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve, ku Ballkani pas fitores në ndeshjen e parë 2-0 ndaj Ludogoretsit pësoi humbje 4-0 në udhëtim.

“Normal që jemi zhgënjyer pas asaj humbje, por duhet ta ngritim kokën lartë dhe të vazhdojmë përpara. Objektivat e klubit janë që të rritemi ende dhe të vazhdojmë të shkruajmë sërish historinë në vitet e ardhshme”, tha Emërllahu.

Mesfushori i talentuar beson se Ballkani mund ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar për tu futur sërish në grupet e Ligës së Konferencës.

“Me këtë grup lojtarëve dhe me stafin teknik mendoj që mund të përsëritet historia e vitit të kaluar. Mjafton t’i qasemi ndeshjeve me radhë dhe mund të arrihet ai sukses. Duhet të kemi mbështetjen e tifozëve përkundër që vijmë nga një eliminim i dhimbshëm, ne kemi nevojë për përkrahje pasi ky është vetëm fillimi i këtij klubi i cili mund të përsëritë historinë e vitit të kaluar dhe me ndihmen e ‘Xhebrailave’ do të ecim shumë përpara”, deklaroi Emërllahu.

Sa i përket të ardhmes së tij, ai thotë se nuk dëshiron të flasë shumë pasi qëllimi është t’i përfundojë ndeshjet evropiane me Ballkanin përkundër që ka interesime nga disa klube evropiane.

“Sa i përket të ardhmes nuk mund të flas për momentin. Krejt çfarë mund të them është se ka interesime, por së pari dua t’i mbyll këto ndeshje me Ballkanin ku qëllimi është të shkojmë sa më lartë e pastaj do të shikojmë për të ardhmen”, u shpreh Emërllahu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori