LAJMI I FUNDIT:

ESports PSG ka shtuar një ekip të ri nën emblemën e tyre në lojën Rainbowsix Siege

ESports PSG ka shtuar një ekip të ri nën emblemën e tyre në lojën Rainbowsix Siege

Përpara Ligës së Japonisë 2022 që fillon javën e ardhshme, PSG Esports kanë njoftuar se janë zgjeruar në video-lojën Rainbow Six Siege me një hyrje në ligën kombëtare.

PSG Esports është një organizatë franceze e sporteve profesionale e themeluar në vitin 2016. Me qendër në Paris , është departamenti i eSports i klubit Paris Saint-Germain. Organizata është aktive me ekipet e tyre në lojërat si FIFA, League of Legends, Dota 2 dhe më shumë.


Së fundmi siç duket PSG eSports ka shtuar në radhët e veta edhe një ekip të lojës Rainbow Six Siege.

Në një njoftim në Twitter, organizata e PSG eSports ka treguar se ndodhen në Japoni, për të marrë pjesë në ligën e Japonisë, edhe pse nuk dihet se cilët janë lojtarët që do t’i bashkohen ekipit, në njoftim është bërë e ditur se të gjithë lojtarët janë japonezë.

Debutimi i ekipit të PSG eSports në ligën e Japonisë në Rainbow Six Siege do të jetë me datën 26 mars. /Telegrafi/