ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Egli Tako bëri një nga rrëfimet e saj më personale në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur hapur për përvojën në Big Brother VIP, mënyrën se si e sheh dashurinë sot, marrëdhëniet mes çifteve dhe ndryshimet që ka bërë në jetën e saj pas përfundimit të formatit.

Duke kujtuar eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Egli u shpreh se është e pamundur të kuptosh atë që përjetojnë banorët pa e provuar vetë.


“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo.

Foto: YouTube

Në intervistë, këngëtarja ndau edhe këndvështrimin për marrëdhëniet në ditët e sotme, duke theksuar se, sipas saj, njerëzit po humbasin aftësinë për të dashur me përkushtim.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.

Ajo ndaloi edhe te fenomeni i materializmit në lidhje, duke thënë se shumë djem përpiqen t’i impresionojnë vajzat përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një raport të sinqertë dhe të vërtetë.

Ish-banorja foli gjithashtu për një ndryshim personal që ka bërë së fundmi, duke treguar se ka hequr dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar me vite.

- YouTube www.youtube.com

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.

Sa i përket jetës sentimentale, Egli pranoi se ndonjëherë i mungon të ketë një partner pranë, veçanërisht gjatë fundjavave, por theksoi se nuk është e gatshme të pranojë një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur. /Telegrafi/