LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova tregon për mediat italiane se cilat ndeshje i shikon në Serie A dhe cili klub i pëlqen

Edon Zhegrova tregon për mediat italiane se cilat ndeshje i shikon në Serie A dhe cili klub i pëlqen

Edon Zhegrova foli për gianlucadimarzio.com për ndeshjen kundër Juventusit dhe gjithashtu për të ardhmen e tij që lidhet shpesh me gjigantët e Serie A.

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë. Anësori i djathtë i Lille , asistoi te Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën.

Ai foli ekskluzivisht për gianlucadimarzio.com, duke u ndalur edhe tek klubet e Serie A, por më shumë për Milanin.


Pas dy fitoreve kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid, Lille u ndal nga Zonja e Vjetër në shtëpi, por për Zhegrovën është një pikë e fituar dhe jo dy pikë të humbura.

“Juventusi është një klub gjigant me lojtarë të mrekullueshëm. Ne pamë sot (e martë) se sa ekip i fortë janë. Mendoj se në fund barazimi ishte rezultati i duhur kundër një ekipi shumë të fortë si Juventusi”, deklaroi Zhegrova.

Nuk është sekret që Zhegrova ka ëndrërtë luajë për klube të mëdha, sidomos në Serie A dhe ai ka folur për këtë gjë.

” Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, deklaroi Zhegrova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jannik Sinner kampion i Wimbledonit - mposht Alcarazin në finalen e madhe

Jannik Sinner kampion i Wimbledonit - mposht Alcarazin në finalen e madhe

Tenis
‘Merre ose lëre’, Liverpooli po përgatit ofertën e fundit për yllin e Ligës Premier

‘Merre ose lëre’, Liverpooli po përgatit ofertën e fundit për yllin e Ligës Premier

Premier League
Mbreti i ri në “Bernabeu”: Xabi me dorë të hekurt, fund epokës së “të paprekshmëve”

Mbreti i ri në “Bernabeu”: Xabi me dorë të hekurt, fund epokës së “të paprekshmëve”

La Liga
Barcelona rrit interesin për sulmuesin e Leipzigut - po shihet si përforcimi ideal për Flick

Barcelona rrit interesin për sulmuesin e Leipzigut - po shihet si përforcimi ideal për Flick

La Liga
Titull, rekord financiar dhe vendi i parë në ATP: Jannik Sinner pasi fiton Wimbledonin ngjitet në majë

Titull, rekord financiar dhe vendi i parë në ATP: Jannik Sinner pasi fiton Wimbledonin ngjitet në majë

Tenis
Arsenali po finalizon detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e Gyokeres

Arsenali po finalizon detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e Gyokeres

Premier League
Kalo në kategori