LAJMI I FUNDIT:

Edin Dzeko arrin marrëveshje personale me Interin

Edin Dzeko arrin marrëveshje personale me Interin

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, duket se do ta ndryshon mjedisin gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi romak thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën tjetër italiane të Interit, shkruan portali Calciomercato.


Sipas tyre, boshnjaku ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me “Nerazurrët” në vlerë prej 4.5 milionë euro për sezon gjersa tashmë klubet duhet të bien dakord për kompensimin, i cili pritet të kap shifrat e rreth 15 milionëve.

Besohet se kjo nuk do të jetë një problem, pasi klubi romak dhe milansit vitin e kaluar bashkëpunuan me sukses rreth shkëmbimit mes Rada Naingolanit dhe Nicolo Zaniolo.

Dzeko është projektuar si një zëvendësues i Mauro Icardit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit për shkak të mosmarrëveshjeve praktikisht me të gjithë në klub, pasi ai nuk pranoi të nënshkruante një kontratë të re.

Ndryshe, reprezentuesi nga Bosnja dhe Hercegovina këtë sezon për romakët në Serie A ka shënuar tetë gola, shumë më pak se në dy sezonet e mëparshme, kur ka realizuar gjithsej 45 sosh. /Telegrafi/