LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama flet për herë të parë për vdekjen e të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçit

Edi Rama flet për herë të parë për vdekjen e të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçit
Edi Rama, Gregor Rama, Kristi Reçi

Një ndër viktimat në Thumanë nga tërmeti i javës së kaluar (26 nëntor), ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e konfirmoi vetë Gregor Rama përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.


Edi Rama, Gregor Rama, Kristi Reçi

Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai Uno për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit të tij Greg Rama, e cila bashkë me familjen e saj humbën jetën nga tërmeti tragjik.

Në tërmetin e Durrësit humb jetën e fejuara e djalit të kryeministrit Rama
Lexo po ashtu Në tërmetin e Durrësit humb jetën e fejuara e djalit të kryeministrit Rama

Derisa u ngushëllua nga gazetari Bruno Vespa për këtë humbje, Rama tha se nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

“Po, është e vërtetë. Por, më lejoni të them që, duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim i lartë për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua me familjen tonë, por është diçka që ka të bëjë me të gjithë ne.
Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka sepse unë nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën”, ka thënë mes të tjerash Rama.

Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, ndërroi jetë bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga rrënojat e pallatit ku ata jetonin u nxorën të pajetë babai i saj Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai Klaus Reçi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori