LAJMI I FUNDIT:

Edhe Rita Ora e mohon lidhjen me Joey Essex, me të cilin u fotografua duke dalë nga apartamenti i saj

Edhe Rita Ora e mohon lidhjen me Joey Essex, me të cilin u fotografua duke dalë nga apartamenti i saj

Ajo u fotografua duke lënë apartamentin e saj nën shoqrinë e Joey Essex javën e kaluar, me një mori miqsh të famshëm.

Dhe Rita Ora, 29 vjeçe, ka pranuar se është ‘e fiksuar ’me ish-yllin e “Towie” dhe e do mënyrën se si ai aktron dhe bisedon, shkruan DailyMail.


Ndërsa Rita dhe Joey kanë sqaruar se ata nuk janë asgjë më shumë se miq, ajo e ritheksoi këtë para gazetarëve Jamie Theakston dhe Amanda Holden në një intervistë në “Heart FM” të premten.

Ajo tha: “Unë e dua televizonin dhe unë i dua spektaklet. Njerëzit që më njohin, e dinë këtë për mua. Pavarësisht se ku jam në botë, gjërat që kam parë njerëzit që kam takuar, spektaklet televizive janë si gjëja më e afërt për zemrën time”.

Rita merr masa mbrojtjeje edhe në skenë, shfaqet e mrekullueshme në kostum të bardhë nërsa performon në ngjarjen e madhe "Sport Relief"
Lexo po ashtu Rita merr masa mbrojtjeje edhe në skenë, shfaqet e mrekullueshme në kostum të bardhë nërsa performon në ngjarjen e madhe "Sport Relief"

“Unë mendoj se më fiksojnë më shumë yjet e reality-TV, sesa njerëzit që takoj në realitet, sinqerisht për Zotin”, shtoi ajo.

“Unë u fiksova me Joeyn dhe mënyrën se si ai aktron, bisedon dhe gjithçka, dhe isha një lloj si: ‘Unë duhet të rri me këtë djalë’ dhe fjalë për fjalë kjo ishte ajo, kjo ishte në fund të fundit dhe unë jam një person miqësor”, pohoi Rita.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë tha se përkundër thashethemeve për veten dhe Joeyn, ajo është plotësisht beqare – dhe madje kjo citohet edhe në këngën e saj të re e cila titullohet “How to be lonely”, që që përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

Duke iu drejtuar thashethemeve për Joeyn, ajo vazhdoi: “Është çmenduri, pse njerëzit nuk mund të jenë miq. Sinqerisht është e bezdisshme”.

U fotografua duke dalë nga apartamenti i saj, Joey Essex mohon lidhjen me Rita Orën: E kam vetëm shoqe të mirë
Lexo po ashtu U fotografua duke dalë nga apartamenti i saj, Joey Essex mohon lidhjen me Rita Orën: E kam vetëm shoqe të mirë

Rita gjithashtu u shfaq në një tjetër intervistë për “Capital FM” në mëngjes me gazetarin Roman Kemp, dhe atje ajo përshkroi se si e gjen veten ‘të çliruar’ pas ndarjes nga dikush.

Rita nuk i referohet se cila ndarje ishte kjo, por ato më të spikaturat përfshijnë emrat e njohur Andrew Watt dhe Andrew Garfield.

Ajo i tha moderatorit: “Në thelb ajo që unë doja për këtë këngë, ishte se e dëgjova atë dhe isha si në mes të rrugës me sa mbaj mend, ju e dini, duke u ndjerë e copëtuar dhe mua më pëlqeu”, kujtoi Ora.

"DailyMail" shkruan për babanë dhe prejardhjen e Rita Orës: Ajo vjen nga ajo që tashmë njihet si Kosovë
Lexo po ashtu "DailyMail" shkruan për babanë dhe prejardhjen e Rita Orës: Ajo vjen nga ajo që tashmë njihet si Kosovë

“Dhe të gjitha ato gjëra, ndaj unë thjesht mendova ju e dini se çfarë, unë mendova se ndonjëherë është me të vërtetë ‘cool’ dhe çliruese, dhe unë kam qenë duke kaluar një fazë ku unë kam qenë me të vërtetë mirë në të qenit vetëm”, tregoi ajo. /Telegrafi/