LAJMI I FUNDIT:

Edhe përkundër shkëlqimit, PSG i ka vënë çmim Kylian Mbappes

Edhe përkundër shkëlqimit, PSG i ka vënë çmim Kylian Mbappes

PSG ika  vendosur një çmim talentit francez, Kylian Mbappe, sipas gazeta së njohur franceze “Le Parisien” dhe klubet që e duan 22-vjeçarin, duhet të derdhin në  arkat e klubit 200 milionë euro.

Gjithmonë sipas të njëjtës gazetë, Mbappé kërkon si pagë 30 milionë euro bruto në vit.

Shifra që duken të pamundura për çdo klub, bazuar në situatën aktuale ekonomike që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë.

Real Madridi mendonte që PSG do të kërkonte rreth 150 milionë euro për Mbappen, por shifra është rritur në 200 milionë euro pas paraqitjeve të lojtarit.

Për Real Madridin duket e pamundur të hyjë në bisedime duke u nisur nga kjo shumë për ta transferuar sulmuesin në këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

Shpresa e presidentit Florentino Perez është që Mbappe të mos rinovojë kontratën dhe të largohet falas në verën e vitit 2022, diçka që vështirë se mund të ndodh.

Real Madridi nuk është i vetmi klub që e dëshiron Mbappén, pasi sipas “Le Parisien”, klube si Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City po ashtu janë të interesuar për lojtarin që mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori