LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gent Fatalit i shtyhet publikimi i klipit! Çfarë po ndodh me projektet e artistëve? (Foto)

Edhe Gent Fatalit i shtyhet publikimi i klipit! Çfarë po ndodh me projektet e artistëve? (Foto)

Artistët shqiptarë duket se kanë qenë shumë të përgatitur këtë fundvit, duke realizuar projekte të ndryshme muzikore si dhe duke u angazhuar më pas edhe në koncerte.

Megjithatë, kur jemi tek këngët e reja dhe klipet, duket se së fundmi ata kanë hasur pak në vështirësi, jo në realizimin e tyre, por në publikimin e projekteve në YouTube!

Në fakt publikimi i një videoje mund të llogaritete si një procedurë e shkurtër 30 minutëshe, por mesa duket nuk është gjithçka ashtu.

Dje (e premte) reperët Skivi dhe Cozman publikuan projektin e tyre të ri, këngën dhe klipin “Shoqnia”, gjersa kishin paraparë ta publikonin një ditë më herët, por u tha se për shkaçe teknike, klipi u shtye për një ditë.

Skivi dhe Cozman shtyjnë publikimin e videoklipit (Foto)
Lexo po ashtu Skivi dhe Cozman shtyjnë publikimin e videoklipit (Foto)

Të njejtin fat të keq duket se po e përjeton edhe këngëtari Gent Fatali, i cili kishte planifikuar që sot të publikonte projektin e tij të shumëparalajmëruar këngën “Ex”, gjë që nuk mundi dot ta bëjë, transmeton Telegrafi.

Artisti ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka sqaruar fansat se klipi i tij i ri vjen shumë shpejt, por është e pamundur që të publikohet sot (e shtunë), për shkak të disa problemeve teknike.

And thank you ❤ #NewVideoComingSoon #eX @maxproductional

A photo posted by Official Gent Fatali? (@gentfatali) on Dec 30, 2016 at 10:25am PST

Nuk dihet ende se cilat janë ato probleme aq të mëdha që po u shkaktohen artistëve, duke mos lejuar publikimin e projekteve të tyre në YouTube.

Mbase të drejtat e autorit apo mbrojtja e videos është një procedurë që e ‘pengon’ publikimin e shpejt, por sido që të jetë faji në këtë rast bie mbi kompanitë menaxhuese, të cilat nuk e kontrollojnë me rregull kohën kur ata duhet ta publikojnë një projekt të ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori