Këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk janë të vetmet shqiptare të nominuara në “MTV European Music Awards 2017”.

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me prejardhje nga Fieri, i cili vitin e kaluar zuri vendin e tretë në festivalin e “Sanremos”, ka arritur që të nominohet në një nga kategoritë e “MTV EMA 2017”.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta gjatë interpretimit të tij në festivalin e “Sanremos” në Itali

Ai është nominuar për kategorinë “Vepra më e mirë italiane”, për këngën “Vietato Morire”

Ndërkohë emrat tjerë të njohur italianë që gjithashtu garojnë në këtë kategori janë: Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.

Ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve në “MTV Europe Music Awards” do të mbahet më 12 nëntor, me nikoqire këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora do të prezantojë “MTV Europe Music Awards 2017” më 12 nëntor

Ndërkohë, Dua Lipa në këtë festival është nominuar në tri kategori: “Artistja e re më e mirë”, “Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë” si dhe për “Dukjen më të mirë”, në këtë të fundit e nominuar gjendet edhe këngëtarja Ora gjithashtu. /Telegrafi/

Dua Lipa, e nominuar në tri kategori në “MTV EMA 2017”