LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran fiton 75,000 funte në ditë, pasi shifrat vjetore tregojnë se ia kaloi edhe Adeles duke fituar 27 milionë funte në vit

Ed Sheeran fiton 75,000 funte në ditë, pasi shifrat vjetore tregojnë se ia kaloi edhe Adeles duke fituar 27 milionë funte në vit
Ed Sheeran (Foto: Thomas Niedermueller/Getty Images/Guliver)

U bë e ditur në fillim të këtij viti se këngëtari dhe kompozitori i njohur, Ed Sheeran, ka kapërcyer Adelen si muzikanti me fitimin më të madh në planet, duke u bërë një nga 10 të famshmit më të paguar në botë.

Megjithatë, tani është llogaritur se vetëm të ardhurat e tij të përditshme kapin shifrën e 75,000 funteve, dhe se gjatë vitit të kaluar ai ka fituar plot 27 milionë funte.

27-vjeçari arriti t’ia kaloi edhe këngëtares së famshme, Adele, e cila deri më tani ishte këngëtarja më e paguar në botë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ed Sheeran (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

Gjatë fundjavës, kompania menaxhuese e Ed Sheeranit, publikoi të dhënat e financiare. Biznesi mbajti një qarkullim vjetor prej 36,293,611 funtesh me një fitim bruto prej 27,376,900 funtesh. Nëse pjesëtohen, kjo do të thotë që këngëtari i hitit “Shape of you” fiton 75,005 funte në ditë dhe 3,125 funte në orë.

Yjet e muzikës si Rita Ora, Ed Sheeran dhe Bob Geldof dalin me letër të hapur kundër Brexit-it: Do të na shuhet muzika
Lexo po ashtu Yjet e muzikës si Rita Ora, Ed Sheeran dhe Bob Geldof dalin me letër të hapur kundër Brexit-it: Do të na shuhet muzika

Llogaritë gjithashtu zbuluan faturën e tij tatimore në Mbretërinë e Bashkuar e cila ishte 5,293,424 funte. Krahasuar me këtë, Facebook pagoi një taksë të korporatës në Mbretërinë e Bashkuar prej 5.1 milion funtesh. Pasi u zbatuan shpenzimet e zbritshme, centrali i mediave sociale në fakt pagoi vetëm 2.6 milionë funte.

Ed Sheeran është këngëtari me më së shumti fitime për vitin 2017 (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Kompanitë thonë, megjithatë, se Ed vetë mori në shtëpi vetëm 8,164 funte dhe ka lënë plot 16 milion të tjera në bankë.

Këngëtari ka thyer rekordet në vitin 2017 me albumin e tij “Divide”, i cili përmbante brenda hitet si: “Perfect”, “Shape Of You”, “Galway Girl” etj.

“Divide” ishte albumi më i shitur global në vitin 2017 dhe është certifikuar si multi-Platinum në 36 tregje ndërkombëtare, duke u renditur i pari si albumi me më së shumti fitime. /Telegrafi/

Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver