Jemi në ditët e fundit të vitit 2021, dhe shumë nga emrat e njohur të estradës po vazhdojnë të jenë aktiv, si me projekte të reja, ashtu dhe me angazhime në koncerte.

Një vit të tillë të suksesshëm po e përmbyllë edhe reperja e njohur, Tayna, e cila së fundmi lansoi me klip këngën e re “OFG”.


Por, mbrëmë (e diel) përmes InstaStory-t iu rikthye disa paraqitjeve më atraktive të saj nga viti 2021.

tayna 269951777 188363240112236 4866211683746493925 n 1 Foto: Tayna/InstaStory

Me kërkesën e fansave, Tayna postoi disa imazhe në bikini, teksa njërën nga to tha se nuk e kishte postuar kurrë më parë, pasi mendonte se ishte shumë joshëse dhe provokuese.

E njohur për linjat e saj, reperja nga Prizreni vuri në pah edhe një herë fizikun e përkryer, duke mos lënë shumë vend për imagjinatë.

tayna 270015330 1078663019601495 5469688286317735340 n 1 e1640608841726 Foto: Tayna/InstaStory

Ndërkohë, në vitin 2022, Tayna pritet që të publikoi albumin e ri “Bipolar”, i cili është drejt finalizimit.

Me 28 nëntor të këtij viti, reperja publikoi ‘intro’-n e albumit me titullin “Heroinat”. /Telegrafi/