LAJMI I FUNDIT:

E quan veten “Shazam”, por Beatrix Ramosajt nuk i kujtohen në Big Brother VIP as këngët e vëllait të saj

E quan veten “Shazam”, por Beatrix Ramosajt nuk i kujtohen në Big Brother VIP as këngët e vëllait të saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo ka pasur një moment relaksi të shtunën, kur së bashku me Donaldin dhe Kledin, kanë diskutuar për vëllain e saj, Albanin.


Ndër të tjerash, Beatrix pati një moment harrese për këngën “T’kom dashtë” të Albanit, duke mos iu kujtuar titulli i saj.

Sqarohet Genta Cana, tregon se si postimi ofendues për Fifin duke e quajtur "të sëmurë mendore" u publikua gabimisht në Instagramin e saj
Lexo po ashtu Sqarohet Genta Cana, tregon se si postimi ofendues për Fifin duke e quajtur "të sëmurë mendore" u publikua gabimisht në Instagramin e saj

E me të parë këtë, vëllai i saj Alban Ramosaj, përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ka treguar se ka ngelur i habitur nga motra e tij, duke filluar të qeshë me faktin se asaj nuk po i kujtohej kënga e tij.

Vet Beatrix u tregonte banorëve se në jetën e përditshme e quan veten “Shazam” ngase është në gjendje që t’i gjejë këngët lehtësisht, qoftë duke dëgjuar vetëm edhe një varg.

Ajo madje shtoi se priste që të njëjtin impakt ta kishte edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por që ngeli e befasuar se si filloi të harronte brenda.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP

Edhe Albani ironizoi me këtë moment, duke publikuar një fotografi të motrës së tij në InstaStory, me mbishkrimin: “Trixa Shazami, që s’i vijnë këngët e vëllait në mendje”.

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Përndryshe, motër e vëlla, Beatrix dhe Alban Ramosaj, kanë treguar në intervistat e tyre të mëparshme se kanë një lidhje shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe se kanë treguar gjithmonë mbështetjen e ndërsjellë përgjatë rrugëtimit të tyre profesional. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.