Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar JR mund të jenë lojtarë që bëjnë magji me topin, duke kaluar mbrojtës me lehtësi.

Por argjentinasi, portugezi e braziliani kanë mbetur mbrapa një futbollisti shqiptar, që nuk luan as në fazën e sulmit.

Fjala është për mesfushorin nga Skenderaj, Përparim Hetemaj i cili është futbollisti i dytë më i fauluar në top pesë ligat evropiane në dekadën e fundit.

Përparim Hetemaj

Goal.com në versionin italian ka bërë një artikull ku përmend lojtarët më të fauluar në top pesë ligat evropiane.

Eden Hazard mbanë pozitën e parë ku është fauluar 1035 herë nga futbollistët kundërshtar nga viti 2010 deri më tani.

Ndërkohë çuditërisht Përparim Hetemaj mbanë pozitën e dytë me 797 ndërhyrje që janë bërë në të.

Pas yllit nga Kosova që luan me Kombëtaren e Finlandës vijnë Lionel Messi 724, Neymar 656 dhe Cristiano Ronaldo 643.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar

Listën prej top 10 futbollistëve më të fauluar në top pesë ligat evropiane e mbyllin lojtarë me emër të madh si Robert Lewandowski, Alexis Sanchez, Toni Kroos, Kylian Mbappe e Luis Suarez.

33-vjeçari ka luajtur që një kohë të gjatë në Serie A, fillimisht me Brescian dhe së fundmi me Chievon.

Hetemaj sa ishte pjesë e Chievos

Këtë edicion Hetemaj u largua nga Chievo për t’iu bashkuar Beneventos në Serie B dhe janë në rrugë të mirë për rikthim në Serie A pasi mbajnë pozitën e parë. /Telegrafi/