LAJMI I FUNDIT:

E nisur nga Granit Xhaka dhe e përfunduar nga Mateo Kovacic – si ndodhi përleshja në derbin mes Chelseat dhe Arsenalit

E nisur nga Granit Xhaka dhe e përfunduar nga Mateo Kovacic – si ndodhi përleshja në derbin mes Chelseat dhe Arsenalit

Tensionet u rritën mes Arsenalit dhe Chelseat pasi yjet nga të dyja palët u përfshinë në një përleshje që kërkoi ndërhyrje nga sigurimi.

E gjithë skena shpërtheu kur Granit Xhaka tentoi të vononte lojën dhe më pas lojtarët e Bluve u vërsulën ndaj tij.


Me topin që sapo kishte dalë jashtë loje nga flamuri i këndit, Xhaka ndaloi mbrojtësin e Bluve, Trevoh Chalobah që t’ia kthente topin portierit Edouard Mendy.

Përleshja u shkaktua nga një përplasje mes Granit Xhakës dhe Trevoh Chalobah

Kjo shkaktoi disa shtytje mes dyshes, gjë që u përkeqësua vetëm kur Matteo Kovacic iu bashkua përleshjes. I ngopur me taktikat e vonesës së Xhakës, kroati e hodhi topin përpara se ta shtynte yllin e Arsenalit pas shpine.

I gjithë ferri u shpërtheu pasi lojtarët nga të dyja palët u përfshinë në përleshje, që ndodhi pikërisht para tifozëve mysafirë në “Stamford Bridge”.

Në kulmin e përleshjes, 15 lojtarë mund të shiheshin duke u përplasur me njëri-tjetrin, madje duke kërkuar ndërhyrje nga një sigurimi i Chelseat, i cili frenoi Cesar Azpilicueta.

Matteo Kovacic e ndezi më tej situatën me një shtytje ndaj Xhakës

Përfundimisht situata u qetësua, megjithëse jo më parë Xhaka duhej të frenohej nga Thomas Partey mes një konfrontimi të mëtejshëm me Kovacic.

Gjyqtari Michael Oliver ishte i kënaqur që e la dramën të shpalosej dhe nuk dha asnjë karton të verdhë për asnjërën nga skuadrat, pavarësisht se dha shtatë të tillë gjatë gjithë lojës.

Tifozët e Arsenalit do të kenë shijuar zemrën dhe dëshirën e shfaqur nga skuadra e tyre, si në fund ashtu edhe gjatë ndeshjes, pasi dolën me një fitore të merituar 1-0. /Telegrafi/

Kjo shkaktoi një përleshje të plotë mes palëve

Edhe stjuardët duhej të përfshiheshin përpara se situata të qetësohej

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori