LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Barcelona konfirmon marrëveshjen për transferimin e Semedos (Foto)

E kryer, Barcelona konfirmon marrëveshjen për transferimin e Semedos (Foto)
Reklama

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen për mbrojtësin e Benficas, Nelson Semedo, e cila mund të arrijë deri në 35 milionë euro, por zyrtarizimi do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore.

Dy mediumet e njohura katalunase Diario Sport dhe El Mundo Deportivo konfirmojnë se është arritur një marrëveshje që do ta shohë 23-vjeçarin me një kontratë pesëvjeçare në Camp Nou për një shifër prej 35 milionë euro.


Dështoi me Bellerinin, Barca në Lisbonë për të mbyllur transferimin e Semedos
Lexo po ashtu Dështoi me Bellerinin, Barca në Lisbonë për të mbyllur transferimin e Semedos

Raportet më herët të enjten thanë se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez dhe Javier Bordas, kishin udhëtuar për në Lisbonë për të përfunduar një marrëveshje për mbrojtësin e anës së djathtë.

Sport dhe Record kishin raportuar më parë këtë javë se të dy klubet u mbyllën në bisedime për reprezentuesin portugezë, i cili ka bërë mbi 60 paraqitje për Benficën.

Marrëveshja vjen pas dështimit për të transferuar Hector Bellerinin nga Arsenali , i cili tani duket i vendosur të qëndrojë në Veriun e Londrës.

Paulinho i befasuar me ofertën e Barçës: Shpresoj të përfundoj transferimin javën e ardhshme
Lexo po ashtu Paulinho i befasuar me ofertën e Barçës: Shpresoj të përfundoj transferimin javën e ardhshme

Semedo u transferua te kampionët portugezë nga Sintrense në vitin 2012, por nuk luajti nën ish-trajnerin Jorge Jesus, por ka fituar besimin vetëm tek Rui Vitoria dhe ka ndihmuar klubin në dy tituj të ligës në sezonet e tij me skuadrën e parë të skuadrës.

Arritjen e marrëveshjes me portugezin e ka konfirmuar edhe Barcelona në faqen e saj zyrtare, teksa zyrtarizimi do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore që pritet të bëhen nesër (e premte). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Liga e Kampionëve
Alarm te Prishtina 01 në debutimin në Elite Stage të Ligës së Kampionëve në futsall, humbje zhgënjyese ndaj Almatyt

Alarm te Prishtina 01 në debutimin në Elite Stage të Ligës së Kampionëve në futsall, humbje zhgënjyese ndaj Almatyt

Futsall
Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Premier League
Barcelona zbulon stemën e re me kuptim të veçantë

Barcelona zbulon stemën e re me kuptim të veçantë

La Liga
Ronaldo në telashe të mëdha: Ylli portugez është paditur për promovim të kriptomonedhave

Ronaldo në telashe të mëdha: Ylli portugez është paditur për promovim të kriptomonedhave

Ndërkombëtare
Kalo në kategori