LAJMI I FUNDIT:

E gjithë vëmendja në derbin Gjilani – Ballkani, derisa në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe katër takime të tjera

E gjithë vëmendja në derbin Gjilani – Ballkani, derisa në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe katër takime të tjera

IPKO Superliga e Kosovës do të zhvillojë takime mjaftë interesante edhe në xhiron e 32-të.

Drita arriti të fitonte 1-0 ndaj Drenicës në kuadër të kësaj jave, duke vazhduar të mbajë pozitën e liderit dhe një hap më afër titullit.


Por, përballja më e rëndësishme do të jetë ai në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, me dy skuadrat që janë në garë për titull.

👀E gjithë vëmendja në duelin e ditës së mërkure kundër Ballkanit 💪#vetëmnjëdashuri🔴⚪

Publiée par SC Gjilani sur Mardi 21 juillet 2020

Gjilanasit janë në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa klubi nga Theranda ka një pak dhe u duhet fitorja me çdo kusht.

Dy skuadrat nuk guxojnë të barazojnë, shkaku që titulli automatikisht do t’i takonte Dritës që është katër pikë para rivalit lokal dhe pesë para Ballkanit.

Surpriza nga Xhebrailat

Një surprizë e bukur sot nga Xhebrailat para derbit me SC Gjilanin Ju lumtë Xhebraila , krenar me ju , ju jeni motivi ynë 🧡🖤 Forca Suharekë 🧡🖤Na priftë e mbara 🙏

Publiée par FC Ballkani sur Mardi 21 juillet 2020

Intelektualë në xhiron e fundit (33) udhëtojnë për në Suharekë, derisa Gjilani do të jetë mysafir i Flamurtarit.

Por, fillimisht duhet të zgjidhet dilema e fituesit të sotëm në ‘Stadiumin e Qytetit’, për të kaluar më pas në javën e 33-të.

Përballje të tjera që zhvillohen sot (e mërkure):

Prishtina – Flamurtari

Feronikeli – Trepça ‘89

Llapi – Ferizaj

Dukagjini – Vushtrria.

Kujtojmë se të pesë përballje fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori