LAJMI I FUNDIT:

E dëgjuar mbi pesë miliardë herë – Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit

E dëgjuar mbi pesë miliardë herë – Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit
Dua Lipa. Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver

Dua Lipa është pa dyshim një nga artistet më të suksesshme të këtij viti.

Këtë e kanë vërtetuar edhe platformat digjitale të muzikës, “Spotify” dhe “Apple Music”, nga statistikat e nxjerra këtë fundvit.


Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Lipa vendosi vet që ato t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, përmes një fotografie, ku prezantoheshin rekordet e saj gjatë vitit.

Dua Lipa për "Vogue": Femrat janë duke e pushtuar botën
Lexo po ashtu Dua Lipa për "Vogue": Femrat janë duke e pushtuar botën

Ajo është artistja femër më e dëgjuar e vitit në “Spotify” në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që është e dyta femër më e dëgjuar globalisht në këtë platformë.

Dua Lipa është një prej artisteve femra më të dëgjuara të vitit (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Albumi i saj “Lipa” është albumi i katërt më i dëgjuar në “Apple Music” ndërkohë që është njëherësh edhe albumi më i dëgjuar i një femre në botë.

Në Mbretërinë e Bashkuar Dua është artistja femër më e dëgjuar në platformën “Apple Music”.

Në total, Dua Lipa numëron mbi 5.3 miliardë dëgjime gjatë vitit në platformat “Spotify” dhe “Apple Music”, sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga vet platformat e muzikës.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Janë në total 121 milionë fansa që kanë dëgjuar muzikën e saj në “Spotify” nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar në total 142 milionë orë në këngët e saj.

“Faleminderit për vitin më të pabesueshëm, shihemi në vitin 2019 për më shumë argëtim”, ka shkruar nga New Yorku në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Magazina
Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Kalo në kategori