Ka nisur takimi ndërmjet ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Në takim, Haddad shoqërohet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.


Pas përfundimit të takimit, Konjufca dhe Haddad pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të flasin për temat e diskutuara dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës./Telegrafi/