LAJMI I FUNDIT:

Dyqanxhiu rrah një vajzë të mitur në Lipjan, me pretekst se kishte vjedhur gjësende në marketin e tij

Dyqanxhiu rrah një vajzë të mitur në Lipjan, me pretekst se kishte vjedhur gjësende në marketin e tij
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një vajzë të mitur me pretekst se ajo kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:30 në fshatin Dobrajë e Madhe, në Lipjan.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur), me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/