Manchester United dhe Manchester City kanë kontaktuar Juventusin për Paulo Dybalan.

El Confidencial shkruan se Dybala është në qendër të këtij afati kalimtar me shumë kërkesa për të.


Një numër i madh i klubeve të mëdha botërore kanë trokitur në derën e Juventusit.

Manchester United, Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona janë klubet që kanë interesim për 23 vjeçarin.

Mourinho e sheh si investim për të ardhmen pasi e ardhmja e Zlatan Ibrahimovicit në Old Trafford nuk mund të jetë e gjatë shkaku i moshës së lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app