LAJMI I FUNDIT:

Dy takimet e fundit për javën e 22-të në Superligën e Kosovës

Dy takimet e fundit për javën e 22-të në Superligën e Kosovës

Kanë mbetur edhe dy takime për t’u zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Drenica do të jetë nikoqir i Gjilanit, në një takim mjaftë interesant, me vendasin që duan të largohen nga zona që shpijen në Ligën e Parë.


Skuadra nga Skenderaj është në pozitën e nëntë me 23 pikë, derisa Gjilani është në të katërtin me 31 sosh.

Një tjetër takim që zhvillohet sot (e hënë) është edhe ai në mes të Arbërisë dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat kërkojnë lartësim në tabelë, me Arbërinë që gjendet në pozitën e shtatë me 25 pikë, gjersa Feronikeli është në të tetin me 24 sosh.

Kujtojmë se që të dyja takimet fillojnë në ora 13:00. /Telegrafi/