LAJMI I FUNDIT:

Dy takime, tre gola për skuadrën e re: Vedat Muriqi flet për paraqitjet e jashtëzakonshme me Fenerbahçen

Dy takime, tre gola për skuadrën e re: Vedat Muriqi flet për paraqitjet e jashtëzakonshme me Fenerbahçen

Vedat Muriqi po shkëlqen në fazën përgatitore me klubin e Fenerbahçes, ku në dy ndeshjet e para ka shënuar tri gola.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë ditës së djeshme arriti të realizojë gol në takimin me Wolfsburgun, e cila përfundoi e barabartë 1-1.


Futbollisti ka folur pas ndeshjes duke thënë se dëshiron të hyjë në histori të klubit turk dhe të mbahet mend nga tifozët e ekipit.

“Para së gjithash, mendoj se jam adaptuar shumë mirë që nga momenti kur kam ardhur për herë të parë në ekip. Shokët e mi dhe të gjithë më ndihmuan të përshtatem me klubin. Unë do të jap gjithçka që mundem. Unë dua të vendos emrin tim në këtë ekip. Këtu kam ardhur për këtë punë. Mendoj se kam filluar mirë. Shpresoj që këto paraqitje të pasqyrohen edhe në ligë”, pohoi shtatgjati.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve se si po e sheh klubin gjatë këtyre dy javëve pas transferimit nga Rizespor.

Mediat e Turqisë këshillojnë Fenerbahcen: Merreni Diego Costan si rezervë të Vedat Muriqit
Lexo po ashtu Mediat e Turqisë këshillojnë Fenerbahcen: Merreni Diego Costan si rezervë të Vedat Muriqit

“Fillimi i sezonit është gjithmonë lodhës për lojtarët, por kjo është për të mirën tonë. Besoj se kështu do të startojmë edhe në ligë”, tha ai.

Ndryshe, 25-vjeçari gjatë sezonit të kaluar ka pasur tetë asistime dhe ka shënuar 17 gola në të gjitha garat në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori